Ndërlidhjet

Raporti: Gjashtë ushtarë ukrainas të vrarë në pjesën lindore


Një pjesëtar i ushtrisë së Ukrainës duke e mbajtur flamurin e dëmtuar në një pozicion në pjesën lindore të Ukrainës
Një pjesëtar i ushtrisë së Ukrainës duke e mbajtur flamurin e dëmtuar në një pozicion në pjesën lindore të Ukrainës

Raportohet se gjashtë ushtarë të Ukrainës janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të kaluara në pjesën lindore të këtij vendi, megjithë armëpushimin e arritur në muajin shkurt të këtij viti.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë sot se ushtarët ishin vrarë nga predhat e separatistëve prorusë dhe nga luftimi aktiv.

Dy javët e fundit, që janë karakterizuar me luftime sporadike në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë rrezikuar respektimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Para dy ditësh, raportohej se ishin vrarë 7 vetë, pesë prej tyre civilë, ndërsa javën e kaluar, 35 vetë u vranë nga këmbimi i predhave dhe raketave përgjatë zonës neutrale ndërmjet dy palëve, që ishte krijuar me marrëveshjen e armëpushimit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, prej prillit të vitit të kaluar, kur filloi konflikti në Ukrainë, janë vrarë së paku 6,400 njerëz, ndërsa më se një milion të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG