Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë Rusisë për sulmet në ambasadë dhe konsullatë


Pamje nga qershori i vitit të kaluar kur protestuesit ukrainas kanë hedhur vezë në Ambasadën e Rusisë në Kiev

Pamje nga qershori i vitit të kaluar kur protestuesit ukrainas kanë hedhur vezë në Ambasadën e Rusisë në Kiev

Ukraina ka protestuar te qeveria e Rusisë për shkak të sulmeve në ambasadën në Moskë dhe në konsullatën në Rostov mbi Don.

“Kërkojmë që autoritetet e Rusisë të zhvillojnë hetime gjithpërfshirëse, t’i ndëshkojnë ata që janë përgjegjës dhe ta kompensojnë dëmin material”, thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së jashtme të Ukrainës.

Këto sulme i kanë aktualizuar tensionet ndërmjet dy vendeve, derisa po vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe kryengritësve prorusënë pjesën lindore të Ukrainës.

Raportohet se dje afro 100 vetë kanë hedhur vezë në Ambasadën e Ukrainës.

Gjatë natës është kryer një sulm i tillë në Konsullatën e Ukrainës në qytetin Don mbi Rostov, me ç’rast janë thyer dritaret dhe janë dëmtuar pajiset e zyrave.

Kërkesa e sotme e Ukrainës po bëhet vetëm një ditë pasi Ministria e jashtme e Rusisë e ka publikuar një protestë me të cilën kërkohen hetime për dëmet në konsullatën e saj në Harkov të Ukrainës.

Raportohet se keqbërësit kishin hedhur vezë në ndërtesën e konsullatës ruse.

XS
SM
MD
LG