Ndërlidhjet

Afganistan: 12 policë të vrarë nga talibanët


Një polic afgan e vështron situatën në një rrrugë në provincën Helmand
Një polic afgan e vështron situatën në një rrrugë në provincën Helmand

Zyrtarët afganë thonë se së paku 12 policë janë vrarë nga një pritë e militantëve talibanë, në pjesën e trazuar jugore të këtij vendi.

Raportohet se sulmi në provincën Helmand ka ndodhur mbrëmë vonë, në qarkun Musa Qala, që konsiderohet bazë e fuqishme e talibanëve.

Tashmë, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zyrtarët afganë thonë se edhe militantët talibanë, po ashtu, kanë pësuar humbje.

Prej se ushtria e Afganistanit e ka filluar një ofensivë në muajin prill të këtij viti, militantët talibanë i kanë sulmuar pikat e kontrollit të policisë afgane.

Nga një sulm i tillë muajin e kaluar, po ashtu në Helmand, janë vrarë 19 policë.

Forcat e sigurisë së Afganistanit po luftojnë kundër kryengritësve, pasi shumica e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera, janë tërhequr në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG