Ndërlidhjet

Hakerët kinezë depërtuan në informacionet e inteligjencës amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Hakerët kinezë kanë arritur të kenë qasje në informacionet e ndjeshme të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të personelit ushtrak, kështu që ata mund të jenë të rrezikuar, raportoi agjencia Associated Press.

Hakerët, që kishin fituar qasje në Zyrën e Personelit të Menaxhmentit, i kanë marrë formularët, të cilët duhet t’i plotësojnë personat që konkurrojnë për poste të ndjeshme të sigurisë.

Në këta formularë gjenden informacione thellësisht personale për sëmundje mendore, përdorim të drogës dhe alkoolit, për arrestimet nga e kaluara dhe informacione për falimentim financiar. Në to gjenden edhe kontaktet e të afërmëve, numrat e sigurimit socialë dhe të dhëna të tjera vitale.

Raportohet se në këto shënime gjenden informacionet për afro 14 milionë të punësuar dhe ish-punonjës të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Tash ata konsiderohen të rrezikuar.

“Kjo u tregon kinezëve indentitetet e pohtuajse secilit që ka lustrim për siguri në Shtetet e Bashkuara. Kjo e bënë shumë të vështirë që secili prej këtyre njerëzve të funksionoj si oficer i inteligjencës”, tha Joel Brenner, ish-zyrtar i kundërzbulimit, duke shtuar se këto të dhëna paraqesin “minierë të arit” për vendet që synojnë rekrutimin e spiunëve.

XS
SM
MD
LG