Ndërlidhjet

Kinë: Numri i të vdekurve në fundosjen e anijes – 442 vetë


Pamje nga tërheqja e anijes Eastern Star nga lumi

Pamje nga tërheqja e anijes Eastern Star nga lumi

Autoritetet në Kinë e kanë shpallur numrin përfundimtar të të vrarëve në aksidentin më vdekjeprurës në gjashtë dekadat e fundit në këtë vend.

Administrata e çështjeve të navigacionit tha se 442 njerëz kanë vdekur, kur anija Eastern Star është fundosur në lumin Jangce, me gjithsej 454 njeerëz në të, gjatë një stuhie më 1 qershor.

Në kët njoftim theksohet se nurmi i të mbijetuarve është 12 e jo 14, siç raportohej më herët.

Shumica e viktimave ishin turistë të moshuar.

Për këtë fatkeqësi të rëndë, zyrtarët e kanë fajësuar stuhinë e fuqishme, por kapiteni i anijes dhe innchenieri i parë, që kanë shpëtuar, janë në paraburgim, derisa po vazhdojnë hetimet.

Të afërmit e viktimave e kanë shtruar pyetjen se përse anija ishte lejuzar të lundronte, pçasi ishte publikuar alarm për mot të keq.

Shkatërrimi i anijes Eastern Star është tragjendia më e madhe e anijeve të udhëtarëve në Kinë, prej vitit 1948, kur ishte fundosur anija SS Kiangya nga Shnagaji, me ç’rast ishin vrarë afro 4 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG