Ndërlidhjet

logo-print

Clinton: Ekonomia të punoj për secilin amerikan


Hilary Clinton

Hilary Clinton

Kandidatja demokrate në garën presidenciale amerikane, Hillary Clinton, sot ka premtuar se do t’i ndihmoj amerikanët që punojnë, për të korrë çmimin për punën e tyre të vështirë, derisa e ka mbajtur fjalimin e saj të parë madhor në fushatën për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Duke e paraqituir vetveten si luftëtare për amerikanët e zakonshëm, zonja Clinton, ka premtuar “që ekonomia të punoj për amerikanët e zakonshëm, e jo vetëm për ata në krye”.

Në ujëdhesën Roosevelt të Nju Jorkut ajo u tha mbështetësve se njerëzit që punojnë, po pyesin se përse pasuria është e rezervuar për shefat ekzekutivë dhe menaxherët e fondeve investuese.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilalry Clinton, e ka filluar fushatën në muajin prill dhe deri tash ka pasur paraqitje të vogla me pjesëmarrës të zgjedhur, me fokusim në shtetet siç janë Ajova, ku mbahet gara e parë partiake në procesin e nominimit.

Zonjën Clinton në tubimin e sotëm e mbështetën edhe bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ish-president amerikan, dhe vajza e saj, Chelsea.

XS
SM
MD
LG