Ndërlidhjet

SHBA: Snajperi e qëlloi sulmuesin kundër selisë policore


Policia amerikane gjatë një aksioni
Policia amerikane gjatë një aksioni

Policia në Dallas të Shteteve të Bashkuara thotë se një person i armatosur, që kishte shtënë kundër veturave në selinë e policisë, është qëlluar nga një snajper i policisë, në një gjendje të tensionuar që ka zgjatur orë të tëra.

Autoritetet thanë se oficerët e policisë apo civilët nuk janë dëmtuar në sulmin gjatë të natës.

Nuk është e qartë nëse i dyshuari ka mbijetuar pasi është qëlluar me plumb të snajperit policor, derisa qëndronte së bashku me eksploziv në makinën e tij në një vend për parkim të veturave të një restoranti.

Policia po planifikonte eksplodim të kontrolluar të kësaj makine.

Në kundërshtim me raportet e mëhershme, hetuesit thanë se ata besonin se në këtë sulm ishte i involvuar vetëm një person. Sulmi kishte filluar pak kohë pas mesnatës, pasi ky person i dyshuar kishte hapur zjarr para selisë së policisë, e pastaj ishte larguar dhe kishte hyrë në makinë.

Shefi i policisë, David Brown, tha se informatat e para nuk sugjerojnë “çfarëdo lidhje me terrorizëm të këtij individi”.

Dy mjete shpërthyese raportohet se janë gjetur aafër stacionit të policisë.

XS
SM
MD
LG