Ndërlidhjet

SHBA: U vra sulmuesi në selinë e policisë në Dallas


Pamje nga një aksion i mëparshëm i policisë amerikane
Pamje nga një aksion i mëparshëm i policisë amerikane

Autoritetet në Dallas të Shteteve të Bashkuara, thonë se personi i armatosur, që kishte shtënë kundër veturave të policisë afër selisë së policisë, është qëlluar dhe vrarë nga një snajper policor, pas një gjendjeje të tensionuar, që ka zgjatur orë të tëra.

Autoritetet thanë se oficerët e policisë apo civilët nuk janë dëmtuar në këtë sulm, që ka ndodhur të shtunën herët në mëngjes.

Personi i armatosur ishte qëlluar për vdekje, derisa ai ishte në makinën e tij me eksploziv në një vend për parkim të veturave në një restorant.

Policia ka kryer eksplodim të kontrolluar të kësaj makine.

Për dallim nga raportet e mëparshme, hetuesit thanë se ata besonin se në këtë sulm ishte i involvuar vetëm një person. Sulmi kishte filluar pak kohë pas mesnatës, pasi ky person i dyshuar kishte hapur zjarr para selisë së policisë, e pastaj ishte larguar dhe kishte hyrë në makinë.

Shefi i policisë, David Brown, tha se informatat e para nuk sugjerojnë “çfarëdo lidhje me terrorizëm të këtij individi”.

XS
SM
MD
LG