Ndërlidhjet

SHBA: Propozohet armatim i rëndë në Evropë lidhur me “agresionion rus”


E përditshmja New York Times i ka cituar zyrtarët amerikanë dhe ata të vendeve aleate, që kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme të vendosin tanke dhe makina luftarake të këmbësorisë dhe armatim tjetër të rëndë, për afro 5 mijë ushtarë amerikanë, në disa vende baltike dhe të Evropës Lindore”.

Mëtutje, këtë lëvizje të Pentagonit, gazeta e ka përshkruar si “më të rëndësishme në serinë e lëvizjeve” nga Uashingtoni dhe NATO-ja, për “ta zmbrapsur agresionin e mundshëm rus në Evropë”, pas okupimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

New York Times e ka cituar ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s, James Stavridis, i cili ka vlerësuar se ky është “ndryshim shumë domethënës në politikë”, në përpjekje për t’i risiguruar “aleatët e shqetësuar”.

Të ashtuquajturat “rezerva të parapozicionuara” të pajisjeve, do të jenë të vogla në krahasim me ato që Rusia mund t’i mobilizoj kundër fqinjëve të vet, por mund të dërgoj sinjal të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara.

Propozimi i Pentagonit duhet të miratohet nga sekretari i mbrojtjes Ashton Carter, dhe presidenti Barack Obama, raporton e përditshmja, New York Times.

XS
SM
MD
LG