Ndërlidhjet

Mediat britanike raportojnë se Rusia dhe Kina i kanë deshifruar informacionet me fshehtësi të lartë, që i përmbajnë dosjet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Gazeta Sunday Times dhe rrjeti BBC kanë raportuar sot se agjentët e inteligjencës britanike kanë lëvizur për ta mbrojtur vetveten.

Duke cituar burime të larta qeveritare, gazeta Sunday Times, shkruan se dokumentet e shifruara përmbajnë “detaje të teknikave sekrete të inteligjencës dhe informacione, që mund të çojnë në identifikimin e spiunëve britanikë dhe amerikanë”.

Rrjeti BBC e ka cituar një burim të lartë qeveritar që ka thënë se informacionet që i kanë siguruar Rusia dhe Kina, kanë të bëjnë me “njohurinë se si ne operojmë” dhe se kjo gjë ka shkaktuar ndaljen e marrjes së “informacioneve vitale” për Britaninë.

Në vitin 2013, Rusia i ka dhënë azil ish-kontraktorit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili në media i ka zbuluar detajet e programeve qeveritare të vëzhgimit nga inteligjenca amerikane.

XS
SM
MD
LG