Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Forcat kurde i afrohen qytetit që mbahet nga IS-i


Refugjatët sirianë që kanë kaluar në Turqi nga qyteti Tal Abyad

Refugjatët sirianë që kanë kaluar në Turqi nga qyteti Tal Abyad

Zyrtarë kurdë dhe një grup monitorues thanë sot se forcat kurde siriane janë krejtësisht afër qytetit strategjik, Tal Abyad në Siri, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, afër kufirit me Turqinë.

Luftëtarët kurdë, të mbështetur nga kryengritësit aleatë dhe sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë vazhduar me ofensivën e tyre në Tal Abyad, kanë thënë zyrtarët.

Sipas zyrtarit kurd, Idriss Naasan, forcat kurde tashmë e kanë marrë kontrollin në qytetin e afërt Suluk.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se kurdët e kanë marrë kontrollin në së paku 20 fshatra në këtë hapësirë.

Ata tash janë pesë kilometra larg Tal Abyadit.

Luftimet kanë shkaktuar shpërngulje të civilëve nga ky territor dhe sot mijëra njerëz janë tubuar afër kufirit të Turqisë, i rrethuar me tela me gjemba, në përpjekje për të kaluar në mënyrë të sigurt.

XS
SM
MD
LG