Ndërlidhjet

Ukrainë: Intensifikohen sulmet në pjesën lindore


Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës afër aeroportit në Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur nga sulmet e separatistëve, gjatë 24 orëve të kaluara, derisa të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, është rritur numri i shekljeve të armëpushimit nga grupet ilegale ushtarake”, tha sot zëdhënësi ushtarak ukrainas, Oleksander Motuzyanyk, para gazetarëve.

Sipas tij, sulmet më intensive ishin ato në aeroportin e Donjeckut dhe në qytetet Horlivka dhe Maryinka.

Nga ana tjetër, një komandant i lartë separatist, tha se kryengritësit i kanë regjistruar 185 raste të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase gjatë 24 orëve, me ç’rast ka pasur zjarr nga tanket dhe hedhje të predhave nga armatimi i rëndë, i ndaluar sipas marrëveshjes së armëpushimit, që është arritur në shkurt të këtij viti, me ndërmjetësimin e liderëve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.

Kjo marrëveshje e ka ulur shkallën e lartë të luftimeve, por nga përleshjet sporadike pothuajse në baza ditore, vriten njerëz në të dy anët.

Dje Kievi ka njoftuar për vrasjen e gjashtë ushtarëve të vet dhe plagosjen e 14 të tjerëve, që është numri më i madh i viktimave prej fillimit të qershorit.

XS
SM
MD
LG