Ndërlidhjet

Ramallah: Një palestinez është vrarë nga ushtria izraelite


Pamje e të rinjëve palestinezë që kanë hedhur gurë kundër ushtarëve izraelitë

Pamje e të rinjëve palestinezë që kanë hedhur gurë kundër ushtarëve izraelitë

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thonë se një palestinez 22 vjeçar, është vrarë, pasi është qëlluar nga një makinë ushtarake izraelite, gjatë përleshjeve afër Ramallahut në Bregun Perëndimor.

Përleshjet shpërthyen sot herët në mëngjes, në fshatin Qafr Malik, pas ndërhyrjes së ushtrisë së Izraelit për arrestimin e miliantëve të dyshuar.

Ushtria izraelite tha se makina ushtarake aksidentalisht e ka qëlluar palestinezin, pasi ai kishte hedhur një bombë gazi në të. Një zëdhënës ushtarak tha se makina ishte përpjekur t’i largohet bombës dhe e kishte goditur personin palestinez.

Zyrtarët palestinezë thanë se banorët lokalë kishin hedhur gurë kundër trupave izraelite.

Kjo është vrasja e dytë e palestinezëve në përleshjet me trupat izraelite gjatë më pak se një javë, pasi më herët një person u qëllua për vdekje në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, më 10 qershor.

XS
SM
MD
LG