Ndërlidhjet

Gjeorgji: Rritet numri i të vdekurve nga vërshimet


Pamje nga vërshimet në Tbilisi
Pamje nga vërshimet në Tbilisi

Autoritetet e Gjeorgjisë thonë se nga reshjet e mëdha dhe vërshimet gjatë natës në kryeqytetin Tbilisi, kanë humbur jetën 13 vetë, ndërsa 24 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Të reshurat e mëdha kanë filluar dje dhe kanë shkaktuar që lumi Vere ka dalur nga shtrati, duke vërshuar dhjetëra ndërtesa dhe automobila dhe duke i dëmtuar linjat e rrymës elektrike.

Kopshti zoologjik i këtij qyteti, po ashtu, është vërshuar, me ç’rast tigrat, luanët, ujqit dhe shtazët e tjera, janë larguar nga kopshti. Tre punëtorë të këtij kopshti kanë humbur jetën.

Disa nga shtazët janë zënë, por mbetet e paqartë se sa të tjer ende janë në ikje.

Rrjedhimisht, autoritetet kanë kërkuar që banorët e qytetit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margelashvili, i ka ngushëlluar familjet e viktimave të vërshimeve dhe ka premtuar fillim të shpejtë të procesit të rindërtimit.

Kryeministri, Irakli Garibashvili, për nesër ka shpallur ditë zie.

Zyrtarë të qytetit kanë thënë se vlerësohet se dëmet janë afro 18 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG