Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpritet vendimi për lejimin e largimit të aktivistit


Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan

Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë së Azerbajxhanit për lejimin e aktivistit opozitar, Emin Huseynov, që të largohet nga ky vend, por kanë bërë thirrje për lirimin e veprimtarëve të tjerë të burgosur.

Duke e përshkruar Huseynovin si “mbështetës të guximshëm të lirisë së mediave”, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, ka kërkuar mbrëmë nga qeveria e Azerbajxhanit që “ta zgjeroj këtë vullnet të mirë edhe te të tjerët, që konsiderohet se janë burgosur për aktivitetin e tyre civil”.

Zvicra ka thënë se gazetari dhe aktivisti për të drjetat e njeriut, Emin Huseynov, 35 vjeçar, është larguar nga Azerbajxhani me aeroplanin e një diplomati të lartë zviceran, i cili ishte në kryeqytetin Baku, për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Evropiane, para dy ditësh.

Huseynov, kritik i ashpër i presidnetit, Ilham Aliyev, ishte strehuar në Ambasadën e Zvicrës, në gusht të vitit të kaluar, pasi autoritetet e Azerbajxhanit, e kishin akuzuar atë për “ndërmarrësi ilegale dhe evazion të taksave”.

Këto akuza gjërësisht janë parë si hakmarrje për aktivitetin e tij opozitar.

XS
SM
MD
LG