Ndërlidhjet

A. Jugore: Gjykata urdhëron Bashirin që të mos largohet


Omar al-Bashir
Omar al-Bashir

Një gjykatë në Afrikën Jugore ka urdhëruar që presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, të mos lejohet të largohet nga Afrika Jugore, ku po merr pjesë në një samit.

Urdhëri i sotëm gjyqësor thotë se zoti Bashir duhet të qëndroj në këtë vend, derisa gjyqtari të vendos nëse ai duhet t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Dëgjimi në gjykatë është caktuar për sot më vonë gjatë ditës.

Presidenti Bashir është i kërkuar nga ICC për shkak të krimeve të dyshuara të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, në konfliktin në Darfur.

Gjykata Ndërkombëtare Penale i ka bërë thirrje Afrikës Jugore ta arrestoj Bashirin, i cili i është bashkuar samitit të liderëve të Unionit Afrikan, megjithë thirrjet për arrestimin e tij.

Konflikti në Darfur ka shpërthyer në vitin 2003, kur kryengritësit i morën armët dhe luftuan kundër qeverisë së presidentit Bashir.

Kombet e Bashkuara thonë se në këtë konflikt janë vrarë më se 300 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG