Ndërlidhjet

Sulmet ajrore në Libi, cak një ish-figurë të lartë të Al-Qaedas


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se njëri prej militantëve kryesor islamik Mokhtar Belmokhtar ka qenë cak i sulmeve të tyre ajrore në Libi gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së në Libi.

Pentagoni njofton se sulmet ajrore kanë ndodhur me 13 qershor, por nuk kanë konfirmuar nëse Belmokhtar është vrarë.

Sifoqoftë, Qeveria e Libisë ka thënë se Belmokhtar dhe disa militantë të tjerë janë vrarë gjatë një operacioni në qytetin Ajdabiya.

Belmokhtar edhe më parë është raportuar se është vrarë. Ai është një ish-figurë e lartë në Al-Qaeda dhe konsiderohet si ideatori i sulmit në një plantacion të gazit në Algjeri në vitin 2013, ku patën vdekur 38 persona.

XS
SM
MD
LG