Ndërlidhjet

Greqia dhe kreditorët dështojnë të arrijnë marrëveshje


Ilustrim
Ilustrim

Kanë dështuar të arrijnë marrëveshje Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë, në raundin e fundit të bisedimeve për t’i dhënë fund bllokadës ekonomike.

Komisioni Evropian njofton se “dallime të mëdha” vazhdon të ketë edhe pas bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel më 14 qershor.

Bashkimi Evropian dëshiron që Greqia të shkurtojë shpenzimet për 2 miliardë dollarë, në mënyrë që të sigurojë marrëveshje me kreditorët, që më pas të mund të zhbllokojë fonde për shpëtim.

Greqia do të përballet me falimentim nëse deri në fund të muajint qershor nuk paguan kësin prej 1.5 miliard eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zëvëndëskryeministri grek, Yannis Dragasakis ka thënë se propozimi i qeverisë së tij, ashtu siç kërkohet, mbulon deficitin fiskal. Ai ka shtuar se BE-ja dhe FMN-ja dëshiron akoma që vendi t’i ulë pensionet, gjë që Athina zyrtare kurrë nuk do ta pranonte.

XS
SM
MD
LG