Ndërlidhjet

logo-print

Delegacioni i rebelëve niset për në bisedimet e paqes


Jemen, foto arkiv

Jemen, foto arkiv

Delegacioni i fraksioneve në Jemen, është nisur nga kryeqyteti Sanaa në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.

Në delegacion janë përfaqësuesit e rebelëve Huthi dhe anëtarë të partisë të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, të cilët janë aelatë të rebelëve.

Po ashtu në Gjenevë ka arritur edhe delegacioni që e përfaqëson presidentin Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Bisedimet të cilat kanë filluar më 15 qershor, pritet që të jenë bisedimet e para në të cilat marrin pjesë të gjitha palët e përfshirë në konfliktin e Jemenit.

Në mars, Arabia Saudite dhe partenët e saj sunitë kanë nisur një fushatë ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen.

XS
SM
MD
LG