Ndërlidhjet

Gjeorgjia në ditë zie për viktimat e vërshimit


Tbilisi
Tbilisi

Gjeorgjia sot ka ditë zie për shkak të vdekjes së 13 personave pas vërshimeve të mëdha në kryeqytet.

Shiu i madh filloi të bie më 13 qershor, duke bërë që lumi Vere të dalë nga shtrati dhe të vërshojë rrugët e Tbilisit, duke marrë me vete disa ndërtesa dhe vetura dhe duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike.

Të zhdukur raportohet se janë 24 njerëz.

Presidenti i vendit, Giotgi Margvelashvili ka premtuar se procesi i rindërtimit të pjesëve të ndërtuara do të fillojë menjëherë.

Vlerësimet e para thonë se rreth 18 milionë dollarë është vlera e dëmeve në Tbilisi.

XS
SM
MD
LG