Ndërlidhjet

logo-print

Në përleshje me militantët vriten 3 policë në Tunizi


Tre policë nga Tunizia janë vrarë gjatë një përleshje të armatosur me militantët islamik, në një pikë-kontrolli në rajonin qendror.

Agjencia shtetërore e lajmeve TAP raporton sot se një militantë islamik po ashtu është vrarë, ndërkaq një tjetër gjatë përleshjes së armatosur është kapur nga policia.

Forcat e sigurisë në Tunizi kanë nisur një fushatë kundër grupeve xhihadiste prej se një sulmues vrau një grup të turistëve në muzeun e Bardo-s, në Tunis në muajin mars.

XS
SM
MD
LG