Ndërlidhjet

Talebanët lirojnë 4 roje kufitare nga Taxhikistani


Ilustrim
Ilustrim

Talebanët në Afganistan kanë liruar 4 roje kufitare taxhike, pas ndërmjetësimit të Katarit.

Ministria e Jashtme e Katarit përmes një deklarate për media ka thënë se 4 rojet kufitare janë liruar për “arsye humanitare”.

Ndërkaq, autoritetet në Taxhikistan akoma nuk kanë komentuar lidhur me lirimin e shtetasve të tyre.

Rojet kufitare ishin kapur nga militantët talebanë në veri të Afganistanit, jo shumë larg kufirit me Taxhikistanin, dhjetorin e vitit të kaluar.

Ata siç duket janë kapur teksa kanë mbledhur dru për të ndezur zjarr.

XS
SM
MD
LG