Ndërlidhjet

Kandidati pro-evropian kryeson në zgjedhjet në Moldavi


Dorin Chirtoaca
Dorin Chirtoaca

Kryetari pro-evropian i kryeqytetit të Moldavisë, Chisinnau, ka një kryesim të lehtë, kur gati të gjitha votat janë numëruar, në zgjedhjet lokale të 14 qershorit.

Analistët thonë se votimet duhet të shihen si test nëse Moldavia do të qëndrojë e përkushtuar në integrimet evropiane apo do të vendos që t’i afrohet Rusisë.

Dorin Chirtoaca ka fituar 37.30 për qind të votave, me pothuajse 99 për qind të votave të numëruara. Ndërkaq, kundërkandidati i tij i cili është pro-rus, Zinaida Greceanai ka 35.95 për qind të votave.

Sidoqoftë, asnjëri prej kandidatëve nuk ka vota të mjaftueshme për një fitore në raundin e parë.

Më 28 qershor, do të organizohen raundi i balotazhit në ato qytete ku kandidatët nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.

Ndërkaq, Renato Usatii, një biznesmen pro-rus ka fituar zgjedhjet në raundin e parë në qytetin e dytë më të madh në venc, në Balti, duke fituar 73.68 për qind të votave.

Zgjedhjet lokale në ish-republikën sovjetike, vijnë vetëm pak ditë pasi kryeministri pro-evropian Chiril Gaburici ka dhënë dorëheqje për shkak se prokurorët kanë ngritur dyshime lidhur me përgatitjen e tij akademike.

XS
SM
MD
LG