Ndërlidhjet

Një zyrtar iranian do të marrë pjesë në bisedimet për Jemenin


Pamje nga takimi për konfliktin në Jemen, që po zhvillohen sot në Gjenevë

Pamje nga takimi për konfliktin në Jemen, që po zhvillohen sot në Gjenevë

Një zyrtar i lartë iranian do të marrë pjesë në takimin për konfliktin në Jemen, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve e Iranit, Mehr, thotë se Hossein Amir Abdullahian, zëvendësministër i Jashtëm, do të marrë pjesë në takimin e posaçëm në Jeddah, i cili do të organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik më 16 qershor.

Në Gjenevë, ndërkaq gjatë ditës së sotme do të ketë bisedime për paqe në mes të palëve të përfshira në konfliktin e Jemenit. Nikoqir i këtij takimi do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Këto bisedime kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike, e cila do t’iu jepte fund luftimeve, të cilat kanë marrë mijëra jetë njerëzish në Jemen.

Përfaqësuesit e të gjitha palëve të përfshira në konflikt, së pari do të kenë takim të ndarë me zyrtarë të OKB-së dhe më pas do të jetë një takim i përbashkët.

XS
SM
MD
LG