Ndërlidhjet

logo-print

Kryengritësit sirianë akuzojnë kurdët për spastrim etnik


Refugjatë sirianë afër qytetit Tal Abyad, më 12 qershor 2015

Refugjatë sirianë afër qytetit Tal Abyad, më 12 qershor 2015

Më shumë se dhjetë fraksione opozitare dhe grupe militante në Siri kanë akuzuar milicinë kurde në këtë vend se është duke kryer “spastrim etnik” kundër myslimanëve sunitë dhe turkmenëve në veri të vendit.

Njësitë për Mbrojtjen e Popullatës Kurde [YPG] ka hedhur poshtë vendosmërisht akuzat.

Luftëtarët kurdë kanë zaptuar më shumë se 200 fshatra dhe qytete në verilindje të Sirisë që nga muaji maj dhe tani gjenden afër qytetit të kontrolluar nga Shteti Islamik, Tal Abyad, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë.

Të 15 grupet, duke përfshirë këtu edhe lëvizjen e fuqishme ultrakonservatore Ahrah al-Sham, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët të hënën se spastrimi është përqëndruar më shumë në verilindje të Sirisë, në provincën Hassakeh dhe në qytetin Tal Abyad, të banuara kryesisht me kurdë.

Zëdhënësi i YPG-së i ka hedhur poshtë akuzat si të pavërteta.

XS
SM
MD
LG