Ndërlidhjet

Britania e Madhe shënon 800 vjetorin e Magna Carta


Dokumenti i Magna Cartas
Dokumenti i Magna Cartas

Mbretëresha Elizabetë II po udhëheqë ceremoninë e shënimit të 800 vjetorit të Magna Cartas, dokumentit qenësor të të drejtave të njeriut në Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik, David Cameron, i është bashkuar mbretëreshës të hënën në Runnymede, afër Londrës, aty ku në vitin 1215, Mbreti John u takua me baronët e pakënaqur dhe nënshkroi një listë të të drejtave të njeriut.

Magna Carta – që në latinishte do të thotë Karta e Madhe – konsiderohet dokument themeltar i ligjeve angleze dhe lirive civile.

XS
SM
MD
LG