Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nuk komentohen planet amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov nuk ka pranuar të komentojë lajmin se Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë të sjellë armë të rënda në shtetet baltike dhe në lindje të Evropës, duke thënë se Moska do të bënte një gjë të tillë vetëm në përgjigje të një deklarate zyrtare të SHBA-ve.

Një zyrtar amerikan kishte deklaruar gjatë fundjavës se Washingtoni planifikon që të dërgojë pajisje ushtarake në Baltik dhe në lindje të Evropës që t’i sigurojë aleatët, e saj të cilët janë të shqetësuar nga roli i Rusisë në lindje të Ukrainës ose për të ndalur agresionin rus në Ukrainë.

Polonia dhe Lituania kanë konfirmuar se kanë zhvilluar bisedime me Washingtonin, që kjo e fundit të vendosë armët e saj në rajon, raporton Reuters.

“Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara se ka vendosur për një plan të tillë, prandaj unë nuk do të komentoj për këtë gjë”, ka deklaruar Peskov.

XS
SM
MD
LG