Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet i vdekur një ushtar rus në Armeni


Vendi ku është gjetur i vdekur ushtari rus.

Vendi ku është gjetur i vdekur ushtari rus.

Një ushtar rus është gjetur i vdekur, pranë një baze ushtarake të Rusisë në qytetin e Armenisë, në Gyumri.

Zëdhënësja e Komitetit të Hetimeve të Armenisë Sona Truzian ka thënë sot se trupi i ushtarit Ivan Novikov është gjetur jo larg monumentit të "Nëna armene" në Gyumri, i cili është qyteti i dytë më i madh në vend.

Ajo ka thënë se ushtari i vdekur ka qenë i therrur disa herë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo motiv për këtë incident dhe akoma nuk është e qartë nëse vendodhja ku është gjetur trupi, ka ndonjë rëndësi për të zgjidhur këtë çështje.

XS
SM
MD
LG