Ndërlidhjet

Pezullohet një polic për shkak të videos në Baku


Pamje nga Stadiumi Olimpik në Baku

Pamje nga Stadiumi Olimpik në Baku

Një zyrtar policor në Baku të Azerbajxhanit është larguar nga puna, pasi ka shpërndarë videon e kamerës së sigurisë, ku shihet se si një autobus shkelë një grup të atletëve ausriakë, para fillimit të Lojërave Evropiane.

Videoja e shpërndarë më pas është bllokuar dhe është larguar nga shumë ueb faqe në Azerbajxhan por që ishte gjerësisht e pranishme nëpër lajme dhe në rrjetet sociale.

Tre 15 vjeçare, pjesëtare të ekipit të notit të sinkronizuar të Austrisë, janë lënduar në incidentin e 11 qershorit.

Njëra, Vanessa Sahinovic është në gjendje komatoze, pasi i është nënshtruar një operacioni në Vjenë. Ajo ka pësuar lëndime të mëdha në shtyllën kurrizore, gjë e cila mund ta lë paralitike.

Altletja tjetër, Luna Pajer, ka thyer brrylin dhe është dërguar në shtëpi për shërim.

Ndërkaq, Verena Breit është dërguar në spital në Baku, për shkak të lëndimit të kofshës.

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit thuhet se hetimet kanë treguar se një zyrtar policor ka kryer “shkelje të rëndë” për shkak të shpërndarjes së videos tek shokët e tij dhe për këtë arsye është larguar nga puna.

XS
SM
MD
LG