Rezultatet në zgjedhjet lokale në Moldavi, tregojnë se vota është ndarë në mes të partive pro-evropiane dhe atyre pro-ruse.
Me 98.5 të votave të numëruara të zgjedhjeve të 14 qershorit, Komisioni Zgjedhor i Moldavisë ka thënë se rezultati në mes të partive pro-ruse dhe pro-evropiane janë pothuajse njësoj.
Në kryeqytet, Kishnievë as kandidati pro-evropian Dorin Chirtoaca as ai pro-rus Zinaida Greceani nuk kanë arritur që të fitojnë 50 për qind të votave, as sa kërkohet për fitore. Raundi i balotazhit do të mbahet mbas dy javësh.