Ndërlidhjet

logo-print

Iohannis: Shkuarja e Pontas në Baku, gafë e politikës së jashtme


Presidenti i Rumanisë Klaus Werner Iohannis

Presidenti i Rumanisë Klaus Werner Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka thënë se ai nuk e ka ditur që kryeministri Victor Ponta, do të marrë pjesë në Lojërat Evropiane në Baku, ku shumica e liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian i kanë bojkotuar, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan.

Kryeministri Victor Ponta ka marrë pjesë në hapjen e këtyre lojërave më 12 qershor, së bashku me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë turk Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Iohannis e ka cilësuar pjesëmarrjen e Pontas në këtë ngjarje si “gafë e politikës së jashtme”.

Marrëdhëniet në mes të dy liderëve rumun janë të këqija për shkak se emri i Pontas është përfshirë në një aferë korruptive.

Presidenti Iohannis i ka kërkuar kryeministrit të jap dorëheqje por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

Më 5 qershor, prokurorët në Rumani kanë thënë se kryeministri Victor Ponta dyshohet për shpërlarje parashë, falsifikim, evasion fiskal dhe konflikt të interesit.

XS
SM
MD
LG