Ndërlidhjet

Mbi 40 sulmues vetëvrasës hyjnë në Irak çdo muaj


Kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi
Kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka thënë sot se rreth 40 sulmues vetëvrasës të huaj, hyjnë në Irak për çdo muaj.

Sulmuesit vetëvrasës me bombë, një nga armët më vdekjeprurëse të grupit militantë Shteti Islamik që shkatojnë viktima në masë.

Abadi, në një fjalim televiziv, tha se numri i luftëtarëve të huaj në Irak tani është më i lartë sesa i militantëve irakianë.

Ai tha se sulmuesit vetëvrasës janë “nga çdo vend” në rajon, duke shtuar se “ky është një problem që duhet diskutuar edhe nga këto shtete”.

IS ka nisur një ofenzivë qershorin e vitit të kaluar, duke marrë nën kontrollë një të tretë e territorit të Irakut, duke përfshirë këtu edhe zonat në kufi me Sirinë, e cila ua bënë më të lehtë luftëtarëve të hyjnë në shtet.

XS
SM
MD
LG