Ndërlidhjet

Ohër: Përfundoi samiti i Iniciativës së Evropës Qendrore


Pamje nga Ohri

Pamje nga Ohri

Problemi me emigrantët ilegalë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka dominuar në Samitin e Ministravetë jashtëm të Iniciativës së Evropës Qendrore, në Ohër.

Shtetet pjesëmarrës kanë kërkuar që në strategjinë evropiane për menaxhim me këtë fenomen, të përfshihet edhe rajoni ballkanik.

“Nëse BE-ja siguron fonde dhe koordinohet mes vete për t’u ballafaquar me këtë problem, mendoj se nuk është e mundur të mendohet se kjo të bëhet me sukses pa përfshirjen tonë në strategjinë e tyre”, ka deklaruar, Nikolla Popovski, Ministër i jashtëm i Maqedonisë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se problemi me emigrantët ilegalë vazhdon të jetë serioz për Maqedoninë dhe Serbinë.

“Emigrantët ilegalë në shtetet tona hyjnë përmes BE-së. Për këtë BE-ja duhet të përgatit mekanizma dhe të vërtetohet pse kufijtë e tyre janë shumë të dobët dhe si mund të kalojnë aq shumë emigrantë ilegalë ”, ka deklaruar Daçiq.

Në samit, i cili ka filluar dje, është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, me ç’rast është theksuar se stabiliteti i saj ka rëndësi të madhe edhe për stabilitetin e rajonit.

Në samit në cilësinë e shtetit mysafir është ftuar edhe Kosova, e cila është përfaqësuar nga ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

XS
SM
MD
LG