Ndërlidhjet

SHBA: Sulme ajrore kundër IS-it në Irak


Aeroplani i forcave ajrore amerikane i tipit A-10
Aeroplani i forcave ajrore amerikane i tipit A-10

Ushtria amerikane thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka ndërmarrë 16 sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në 9 qytete irakiane më 14 qershor.

Task Forca e Përbashkët e Kombinuar nëpërmjet një kumtese të sotme, ka njoftuar se nga këto sulme janë shkatërruar makinat e IS-it, ndërtesat, sistemet e tuneleve, bunkerët dhe armatimi, afër qyteteve Mosul, Makhmur, Ramadi, Sinjar dhe Tal Afar.

Forcat e koalicionit i kanë ndërmarrë tri sulme kundër militantëve në qytetet siriane, Kobani dhe Al-Hasaka, duke shkatërruar makina, motoçikleta, tunele, pozicione luftarake dhe një kullë të komunikimit.

XS
SM
MD
LG