Ndërlidhjet

Gjyqtari: Dështimi për ta arrestuar Bashirin – shkelje kushtetuese


Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir (në mes) së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë të samitit në Afrikën Jugore
Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir (në mes) së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë të samitit në Afrikën Jugore

Gjyqtari në Afrikën Jugore, Dunstan Mlambo, e ka kritikuar qeverinë për lejimin e presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir, që të largohet nga Afrika Jugore, megjithqë është i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Mëtutje, gjyqtari Mlambo tha se “veprimi i përgjegjësve në masën që ata kanë dështuar të ndërmarrin hapa për arrestimin dhe burgosjen e presidentit të Sudanit, Omar al-Bashar, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Afrikës Jugore”.

Zoti Bashir ishte larguar nga Afrika e Jugut sot në mëngjes, duke e injoruar urdhërin e gjykatës që të qëndroj derisa gjyqi ta përcaktonte se a duhet të arrestohej lidhur me akuzat për dyshime për krime të luftës dhe gjenocid.

Bashir ka marrë pjesë në një samit rajonal në Johanesburg të Afrikës Jugore, që ka mbetur nën hije, për shkak se ICC ka kërkuar që ai të arrestohej për lidhur me akuzat për konfliktin në Darfur.

Zëvendësprokurori i ICC-së, James Stewart, tha se dështimi i Afrikës Jugore për arrestimin e Bashirit është “zhgënjyes”.

Afrika Jugore është nënshkruese e themelimit të ICC-së.

Por, zyrtarët e Sudanit në Johanesburg, më herët i kanë hedhur poshtë akuzat gjyqësore kundër presidentit të tyre, duke thënë se qeveria e Afrikës Jugore para samitit u kishte dhënë siguri për udhëtimin e Bashirit.

XS
SM
MD
LG