Ndërlidhjet

Avokati: Akuzat e Shqipërisë kundër biznesmenit Becchetti – të pabaza


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Akuzat për pastrim të parave të bëra nga Shqipëria kundër biznesmenit italian dhe pronarit të një klubi futbollistik, Francesco Beccheti, janë “të pabaza” dhe të motivuara politikisht, i tha avokati i tij agjencisë Reuters.

Prokurorët shqiptarë javën e kaluar e kanë bllokuar pasurinë energjetike dhe televizive të pronarit të një klubi anglez të futbollit, duke lëshuar fletarrest për të dhe për ndihmësit e tij.

“Vendimi për lëshimin e fletarresatit për të është pjesë e fushatës së keqtrajtimit që po zhvillohet për kundër tij dhe kompanive të tij”, ka shkruar avokati i tij në një imejl dërguar agjencisë Reuters.

Qeveria e Shqipërisë nuk ka mundur të kontaktohet menjëherë për koment.

Shqipëria ka lëshuar fletarrest për zotin Becchetti të martën e kaluar, duke thënë se një kompani, pronë e nënës së tij, i ka rritur çmimet e faturave të punës në kompaninë e tij KGE.

KGE, raporton mëtutje Reuters nga Londra, është pronë e përbashkët e Becchetti Energy Group (BEG) dhe Deutsche Bank, nëpërmjet kompanisë së quajtur Hydro, thuhet në akuzën e autoriteteve të Shqipërisë.

Ajo ka punuar në një projekt në pjesën jugore të Shqipërisë për ndërtimin e një hidrocentrali elektik, derisa projekti mbetet i pakryer.

XS
SM
MD
LG