Ndërlidhjet

Jeb Bush: Do të garoj për të fituar


Jeb Bush duke e shpallur kandidaturën e tij për nominim republikan
Jeb Bush duke e shpallur kandidaturën e tij për nominim republikan

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, mbrëmë zyrtarisht e ka shpallur fillimin e fushatës në garën për nominim republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2016, duke premtuar se “do të angazhohet me shpirt”.

Zoti Bush, 62 vjeçar, babai dhe vëllai i të cilit, ishin presidentë të Shteteve të Bashkuara, u tha mbështetësve të tij në Universitetin e Majamit, se “do të garoj për të fituar”.

Jeb Bush, bashkëshortja e të cilit është e lindur në Meksikë, para mbështetësve ka folur në gjuhën angleze dhe spanjolle.

“Në çfarëdo gjuhe, mesazhi im do të jetë optimist, pasi jam i bindur se ne mund të bëjmë që dekadat para nesh në Amerikë, të jenë periudha më e mirë për të jetuar në këtë botë”, tha Jeb Bush.

Në këtë tubim, nuk ishin të pranishëm as babai i tij, George H. W. Bush e as vëllau, George W. Bush.

XS
SM
MD
LG