Ndërlidhjet

Rusi: Planet e SHBA-ve mund të kenë pasoja të rrezikshme


Pamje nga një pjesë e Moskës

Pamje nga një pjesë e Moskës

Ministria e jashtme ruse ka kumtuar mbrëmë se shpreson se plani i raportuar i Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tankeve dhe armatimeve të tjera të rënda, në shtetet anëtare të NATO-s në kufirin me Rusinë, nuk do të lëvizë përpara.

“Ne shpresojmë se do të mbizotëroj arsyeja dhe situata në Evropë do të parandalohet që të mos rrëshqas në konfrontim të ri ushtarak, që mund të ketë pasoja të rrezikshme”, tha kjo ministri.

Duke i cituar zyrtarët amerikanë dhe ata të vendeve aleate, e përditshmja Nju Jork Tajms ka raportuar më 13 qershor, se Uashingtoni planifikon vendosjen e pajisjeve të rënda ushtarake në disa vende baltike dhe në ato të Evropës Lindore, për t’i siguruar aleatët, që janë të shqetësuar nga aksioni i Rusisë në Ukrainë, dhe për ta zmbrapsur agresionin rus në Evropë.

Presidenca e Rusisë ka refuzuar ta komentoj raportin.

XS
SM
MD
LG