Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov biseduan për situatën në Ukrainë


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet John Kerryt dhe Sergei Lavrovit (djathtas)
Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet John Kerryt dhe Sergei Lavrovit (djathtas)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar ngaministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, që Moska ta respektoj armëpushimin në pjesën lindore të Ukrainës, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.

Në një bisedë telefonike me ministrin Lavrov, sekretari Kerry ka “kërkuar që Rusia ta shfrytëzoj mundësinë për takimet e ardhshme të Grupit Tripalësh të Kontaktit dhe të grupeve punuese të tij, për përshpejtimin e implementimit të marrëveshjeve të Minskut”, që janë nënshkruar në muajin shkurt, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Në këtë bisedë telefonike, zoti Lavrov ka shprehur rëndësinë e “krijimit të dialogut direkt ndërmjet qeverisë dhe republikave popullore të vetëshpallura e të papranuara në Donjeck dhe Luhansk”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Rusisë.

XS
SM
MD
LG