Ndërlidhjet

Rënie e aksioneve pas shkatërrimit të bisedimeve për Greqinë


Ilustrim

Ilustrim

Tregjet e aksioneve në gjithë botën dje kanë shënuar rënie, nga presioni i shkatërrimit të bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe liderëve evropianë.

Kapitali ishte përgjithësisht më i ulët, ndërsa indeksat e aksioneve kryesore ia dolën t’i rikthejnë disa humbje më 14 qershor, pak orë pasi liderët evropianë thanë se Athina nuk kishte ofruar koncesione të reja për t’i siguruar fondet që i duhen, ndërsa Athina është shprehur se nuk do tu nënshtrohet kërkesave për më tepër ulje të pensioneve dhe rrogave.

Deri në fund të këtij muaji, Greqia duhet t’i paguaj Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.6 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG