Ndërlidhjet

Bruksel: Në bisedimet Kosovë – Serbi, përparim për telekomin


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Në Bruksel është mbajtur një takim i grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes për telekom ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Ky takim ka zgjatur 17 orë.

Ministrja për dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se në këtë rund të takimeve është biseduar për përafrimin e qëndrimeve dhe në këtë kuadër Kosova do ta marrë kodin telefonik 383 direkt nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) dhe se kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë.

“Caktimi dhe marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe” pasi do të përdoret “vetëm një kod telefonik siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka thënë zonja Tahiri.

Ajo, po ashtu, ka theksuar se pjesë e marrëveshjes është edhe lejimi i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, që do të ketë fushëveprim të kufizuar.

Takimi i ardhshëm i grupeve punuese do të mbahet më 22 qershor në Bruksel.

XS
SM
MD
LG