Ndërlidhjet

Siri: Kurdët pothuajse në kontroll të plotë në Tal Abyad


Banorët e qytetit Tal Abyad duke kaluar në Turqi
Banorët e qytetit Tal Abyad duke kaluar në Turqi

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se forcat kurde e kanë marrë pothuajse kontrollin e plotë në qytetin kufitar të Sirisë, Tal Abyad, nga grupi ekstremist, Shtetit Islamik (IS), pasi shumica e militantëve ishin larguar.

Mëtutje, ky observator ka njofutar se ende ka hapësira të vogla “të rezistencës nga grupe të vogla të luftëtarëve të Shtetit Islamik, të cilët ende mbesin brenda”.

Tal Abyad, gjendet në një rrugë të rëndësishme për furnizimin e qytetit Raqa, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Më herët, ushtria amerikane tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka ndërmarrë 16 sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik, në 9 qytete të Irakut, më 14 qershor.

Koalicioni ka ndërmarrë edhe tri sulme ajrore kundër militantëve në qytetet Kobani dhe Al-Hasaka në Siri.

XS
SM
MD
LG