Ndërlidhjet

logo-print

Gjenevë: Filluan bisedimet paqësore për Jemenin


Ban Ki-moon duke biseduar me ministrin e Jemenit Yassin Abdulla në Gjenevë

Ban Ki-moon duke biseduar me ministrin e Jemenit Yassin Abdulla në Gjenevë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka hapur mbrëmë në Gjenevë, bisedimet paqësore për Jemenin, duke kërkuar marrëveshje për armëpushim humanitar.

Më se 2,600 vetë janë vrarë prej muajit mars, kur kanë filluar operacionet ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, për ta ndalur avancimin e grupit shiit Huthi, që mbështetet nga Irani, i cili aktualisht e ka nën kontroll kryeqytetin Sana.

Ban Ki-moon tha se marrëveshja për armëpushim, me të cilën do të shënohej muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit, më vonë këtë javë, do të duhej të zgjaste për së paku dy javë, për lejimin e furnizimeve të domosdoshme jetësore për popullatën e bllokuar.

Ministri i jashtëm i Jemenit, Reyad Yassin Abdulla, e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë armëpushimi të shpejtë, por tha se qeveria e tij në ekzil mund ta shqyrtoj ndonjë marrëveshje “të kufizuar”, nëse grupit Huthi pajtohet për tërheqje nga qytetet, Aden dhe Taiz, dhe i liron më se 6 mijë të burgosur.

XS
SM
MD
LG