Ndërlidhjet

logo-print

Protestë kundër luftës në Donjeck


Protestë në Donjeck

Protestë në Donjeck

Në Donjeck të Ukrainës, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik, rreth 500 njerëz kanë mbajtur një protestë të çuditshme kundër luftës, duke iu bërë thirrje separatistëve që të largojnë raketahedhësit nga lagjet e tyre.

Protestuesit u mblodhën jashtë zyrës së republikës së vetëshpallur të Donjeckut. Ata shprehën frustrimin e tyre me autoritetet separatiste dhe në të njëjtën kohë shfaqën frikën dhe lodhjen nga konflikti i cili prej se ka filluar në prill të vitit të kaluar, ka marrë jetërat e mijëra civilëve.

“Ju fshiheni pas nesh”, “Turp”, “Stop luftës”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë, raporton AFP.

Me protestuesit u takua lideri i separatistëve në Donjeck, Aleksandr Zakharchenko, i cili iu tha atyre se “unë nuk mund ta ndalë luftën”.

Ai gjithashtu fajësoi Kievin për luftimet e fundit dhe për vet protestën.

“Kjo protestë është organizuar nga vet lidershipi ukrainas”, tha Zakharchenko.

Më shumë se 6,400 persona janë vrarë prej se konflikti ka filluar vitin e kaluar.
Luftimet kanë vazhduar pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minks të Bjellorusisë në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG