Ndërlidhjet

logo-print

Muhammad Morsi dënohet me burgim të përjetshëm


Ish-presidenti i Egjiptit Muhammad Morsi

Ish-presidenti i Egjiptit Muhammad Morsi

Një Gjykatë në Egjipt e ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-presidentin Muhammad Morsi, nën akuzat për komplot me grupe të huaja.

Burgimi i përjetshëm në Egjipt është 25 vjet qëndrim në burg.

Morsi është gjetur fajtor se ka bërë komplot me disa grupe të huaja, përfshirë këtu grupin islamik palestinez Hamas, grupin militant libanez Hezbollah dhe me Iranin.

Gjykata në Kajro gjithashtu ka shqiptuar dënim me vdekje edhe për 16 të akuzuar të tjerë, shumica prej tyre anëtarë të partisë Vëllazëria Myslimane e Morsit, të akuzuar se kanë shpërndarë dokumente sekrete prej vitit 2005 deri më 2013.

Vendimi i Gjykatës për Morsin mund të apelohet.

Morsi u rrëzua nga pushteti në korrikun e vitit 2013 pas një grushteti që pasoi protestat masive kundër regjimit të tij.

Ai më herët është dënuar me 20 vjet burgim në një rast të ndarë, për nisjen e dhunës.

XS
SM
MD
LG