Ndërlidhjet

Aksident me tren në Tunizi: 17 të vdekur


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Së paku 17 njerëz kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh goditi një kamion në jug të kryeqytetit të Tunizisë, njofton Ministria e Brendshme.

Shumica e të vdekurve ishin pasagjerë të trenit, i cili doli nga shinat dhe u përpas me një kamion.

“Numri i të vdekurve deri më tani është 17, ndërsa janë rreth 70 persona të lënduar”, i ka thënë AFP-së zëdhënësi i emergjencës Mongi Khadhi.

Ministria e Brendshme ka thënë se treni ishte duke shkuar në kryeqytet nga Gaafour.

Aksidenti ndodhi afër El Fahes 60 kilometra nga kryeqyteti Tunis, rreth orës 6:30 sipas kohës lokale.

Ministri i transportit Mahmoud Ben Romdhane ka thënë se treni dhe kamioni në kohën e përplasjes, kanë qenë në shpejtësi të madhe.

“Numri i viktimave mund të rritet”, ka thënë Ben Romadhane.

Shoferi i kamionit ka shpëtuar dhe tashmë është në stacion policor duke u marrë në pyetje.

Aksidentet me tren janë të zakonshme në Tunizi, për shkak të rrjetit të keq hekurudhor.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, një tren doli nga shinat, ku humbën jetën 5 persona dhe u lënduan rreth 40 të tjerë.

XS
SM
MD
LG