Ndërlidhjet

Partitë pro-evropiane prijnë në Moldavi


Foto arkiv
Foto arkiv

Partitë pro-evropiane bindshëm kanë dalë para partive pro-ruse në zgjedhjet lokale që Moldavia ka mbajtur më 14 qershor.

Në votat për Këshill për qytete dhe fshatëra, partitë pro-evropiane kanë fituar 56.5 për qind të votave, ndërkaq partitë pro-ruse kanë arritur të fitojnë vetëm 31.5 për qind.

Ndërkaq, votat e tjera kanë shkuar për partitë dhe kandidatët e pavarura.

Zgjedhjet lokale të 14 qershorit janë parë si test nëse Moldavia do të qëndrojë e përkushtuar në integrimet evropiane apo do të zgjedhë t’i afrohet Rusisë.

Në kryeqytet, Kishinev, kryetari aktual Dorin Chirtoaca ka marrë 37.4 për qind të votave ndërsa kundërkandidati i tij nga partia pro-ruse Zinaida Greceanai ka marrë 35.9 për qind të votave.

Partitë pro-evropiane, në të cilat bënë pjesë partia në pushtet Partia Liberal Demokrate e Moldavisë dhe Partia Demokratike e Moldavisë, kanë fituar zgjedhjet në 348 qytete dhe fshatëra.

Partitë pro-ruse kanë fituar në 56 qytete ndërkaq kandidatët e pavarur kanë fituar 34 qytete.

Në shumë qytete të Moldavisë pas dy javësh do të zhvillohet edhe raundi i balotazhit.

XS
SM
MD
LG