Ndërlidhjet

Bien aksionet greke për të tretën ditë me radhë


Ilustrim
Ilustrim

Aksionet greke kanë rënë për të tretën ditën me radhë, si pasojë e frikës se Greqia mund të dalë shumë shpejt nga Eurozona.Në bursën e sotme, ato kanë qenë për 1.3 për qind më poshtë.

Megjithatë, kjo është relativisht mirë nëse krahasohet me rënien e dy ditëve të mëparshme për 4.7 për qind, respektivisht 5.9 për qind.

Rezervat bankare greke po ashtu janë goditur rëndë. Indeksi i bankës FTSE ka rënë sot për 4.5 për qind, pas rënies për 12 për qind të hënën.

Greqia dhe kreditorët e saj kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për pagesën e këstit të fundit nga paketa e ndihmës ndërkombëtare për Greqinë.

Greqia do të përballet me falimentim nëse deri në fund të muajit qershor nuk i paguan Fondit Monetar Ndëkrombëtar borxhin prej 1.5 miliard eurosh

XS
SM
MD
LG