Ndërlidhjet

OKB: 23,000 refugjatë të rinj sirianë kanë hyrë në Turqi


Refugjatët sirianë në qytetin Tel Abjad të Turqisë

Refugjatët sirianë në qytetin Tel Abjad të Turqisë

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se 23,000 refugjatë kanë ikur nga luftimet në veri të Sirisë dhe kanë hyrë në Turqi në javët e fundit.

William Spindler, zëdhënës i Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë, ka thënë sot në Gjenevë se shumica e të zhvendosurve janë nga qyteti kufitar Tel Abjad.

Ky qytet është kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) derisa forcat kurde e kanë rimarrë atë më 15 qershor. Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG