Ndërlidhjet

Pakistan: OJQ-të ndërkombëtare duhet të regjistrohen sërish


Një polic në Islamabad bën roje para zyres së mbyllur të organizatës Save the Children
Një polic në Islamabad bën roje para zyres së mbyllur të organizatës Save the Children

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif ka urdhëruar të gjitha agjencitë ndërkombëtare të ndihmës që të rinovojnë regjistrimin e tyre brenda 90 ditësh, pasi disa punëtorë humanitarë po akuzohen nga autoritetet vendase se kanë shkelur disa ligje.

Javën e kaluar autoritetet kanë thënë se e kanë forcuar mbikëqyrjen ndaj grupeve vendore dhe ndërkombëtare të ndihmës.

Policia ka mbyllur zyret e organizatës ndërkombëtare Save the Children, pa dhënë asnjë shpjegim.

"Të gjitha OJQ-të ndërkombëtare duhet të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda tre muajve”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Organizata Save the Children ka vepruar në Pakistan për më shumë se 30 vjet.

Por marrëdhëniet janë tensionuar me qeverinë që prej vitit 2011, kur doktori pakistanez Shakil Afridi ishte rekrutuar që të ndihmojë CIA-në që të kap Osama bin Ladenin.

Vendimi i javës së kaluar për të mbyllur zyret e Save the Children është hedhur poshtë pas dy ditës, pasi që donatorët ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara, kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG